ALISA GOJANI BERISHA

23/03/22

Alisa Gojani Berisha (lindur në Prishtinë, Kosovë 1979, jeton dhe punon në Prishtinë) është kuratore në Muzeun Kombëtar të Kosovës që nga viti 2006-tani, Ushtruese e detyrës së Drejtoreshës së Muzeut Kombëtar 2019. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve të Bukura. Pjesë e vizitave studimore jashtë vendit me fokus kryesor në Menaxhimin e Muzeut IVLP, SHBA,  Moving Museums UCL, MB, etj, dhe prezantoi seminare në lidhje me ekspozitat dhe përfshirjen e publikut, këshilltare dhe konsulente në BMN për akses dhe përfshirje. Gjatë karrierës së saj ajo ka qenë e përfshirë jo vetëm në pjesëmarrjen, por edhe në menaxhimin e konferencave dhe programeve ndërkombëtare brenda dhe jashtë muzeut, si dhe në krijimin e ekspozitave dhe programeve interaktive edukative me fëmijët; studentë dhe persona me aftësi të kufizuara duke përfshirë një qasje të re të taktile për personat me shikim të dëmtuar, aktivitete që kanë rritur kapacitetin e prezantimit në Muzeun Kombëtar dhe metodat e reja kanë përfshirë një audiencë më të gjerë në Muze. Kontributi i saj kryesor është në promovimin dhe interpretimin e kulturës dhe trashëgimisë me një qasje bashkëkohore.