Monumentaliteti i Përditshmërisë

Jakup Ferri

Pavijoni i Republikës së Kosovës Edicioni i 59-të i ekspozitë ndërkombëtare të artit

La Biennale di Venezia

Organizuar nga Ministia e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës

• MONUMENTALITETI I PËRDITSHMERISË • JAKUP FERRI • KURUAR NGA INKE ARNS • LA BIENNALE DI VENEZIA • PAVIJONI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS • 23 PRILL – 27 NËNTOR 2022 • KOMISIONERE ALISA GOJANI-BERISHA • ORGANIZUAR NGA MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT

Rreth
Pavijonit

Republika e Kosovës merr pjesë për herë të pestë në Ekspozitën e 59-të Ndërkombëtare të Artit – Bienalen e Venedikut me një ekspozitë personale të Jakup Ferrit, e cila do të hapet më 23 prill 2022 dhe do të zgjasë deri më 27 nëntor 2022.

Pavijoni i Kosovës do të kurohet nga Inke Arns, drejtoreshë e HMKV Hartware MedienKunstVerein në Dortmund të Gjermanisë (www.hmkv.de) dhe prezantimi do të bëhet në Arsenale.

Në Bienalen e 59-të të Artit 2022, Jakup Ferri i prezanton pikturat, qëndisjet dhe qilimat në një instalacion të madh specifik për lokacionin të titulluar Monumentaliteti i Përditshmërisë. Shumë prej vizatimeve të Ferrit, në të cilat janë të vendosura qëndisjet dhe pikturat, tregojnë skena të përditshmërisë që përfshijnë kafshë, fëmijë, akrobatë, muzikantë dhe aktivitete sportive (si noti, zhytja, çiklizmi). Dhe pastaj është ky aspektI i gjuhës popullore që kthehet në surrealitet, ose magji, si kafshët që flasin ose bëjnë muzikë, njerëzit që kthehen në zogj, njerëzit që bëjnë muzikë për kafshët apo edhe bëhen kafshë ose krijesa hibride.Shumë shpesh ka ndërlidhje poetike ndërmjet njerëzve, kafshëve dhe objekteve, të cilët e shikojnë njëri tjetrin dhe kështu krijojnë vija të shikimit – si dialogje të heshtura – duke sugjeruar mënyra të reja potenciale të bashkëpunimit dhe komunikimit.

Më shumë

LAJMET
E FUNDIT

9/3/22

Jakup Ferri: The Monumentality of the Everyday /   e-flux

9/3/22

Le pavillon du Kosovo retombe en enfance /  Le Quotidien De L’art

NJOFTOHUNI
ME EKIPIN

JAKUP FERRI

Artist

INKE ARNS

Kuratore

PHILIPP NITSCHE

Arkitekt

ALISA GOJANI BERISHA

Komisionere

ENGJËLL BERISHA

Kordinator & PR

NA KONTAKTONI

MP Ndërkombëtare

MP Lokal